Kurti: Vuçiq po i shmanget nënshkrimit të marrëveshjes - NACIONALE

Kurti: Vuçiq po i shmanget nënshkrimit të marrëveshjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër, është një "njohje de facto" e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se delegacioni i Kosovës shkoi në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë, por Serbia po i shmanget nënshkrimit.

Sipas Kurtit, pajtimi është arritur për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Erdhëm në Ohër për të nënshkruan marrëveshjen bazë, me një aneks. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar po i ik nënshkrimit të marrëveshjes.” - tha Kurti.

Lajme të ngjashme