Kurti lavdërohet për arsimin: E kemi mbajtur fjalën për studentët - NACIONALE

Kurti lavdërohet për arsimin: E kemi mbajtur fjalën për studentët

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka publikuar një shkrim, ku ka renditur sukeset, që sipas tij, ka arritur gjatë qeverisjes në sektorin e arsimit.

Kurti ka shkruar se e ka mbajtur fjalën për studentët rreth arsimit falas.

“E kemi mbajtur fjalën për studentët kur kemi thënë se arsimi i lartë publik do të jetë falas. Në të njëjtën kohë e kemi shtuar mbështetjen për ta. Janë gjithsej mbi 10,200 mijë bursa për studentë që janë ndarë gjatë këtyre tre vjetëve. Prej tyre, mbi 5,170 Bursa Elitare. Mbi 4,880 bursa për studentë në fushat STEM - shumica prej tyre për vajza dhe gra. Në Universitetin e Prishtinës pjesëmarrja e studenteve vajza në fushat STEM është në masën 50%. Mesatarja e vendeve të BE-së është 17%. Pastaj mbi 80 bursa për studentë nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Mbi 70 tjera për studentë me nevoja të veçanta. Dhe rreth 80 bursa për studentë të dalluar për studime jashtë vendit.” – shkroi Kurti, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme