Kurti lavdërohet me punën e qeverisë për gratë e vajzat: Ua kemi përmirësuar jetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria ka bërë shumë punë të mira për gratë dhe vajzat.
Ai është lavdëruar me rritjen e puënsimit.
“Ky është adresimi i parë për vitin 2025, po e fillojmë me një dedikim për gratë dhe vajzat e Kosovës, sepse vitit 2025 do të jetë vit i gruas në Kosovë. Në mandatin e parë kemi marrë hapa e vendime të shumta që ndikojnë për të mirë në jetën dhe punën e vajzave dhe grave. Mbi 12 mijë gra janë punësuar me mbështetjen direkte që qeverisë, 50% e përfituesve të Super Punës janë vajza”, tha ai.
“Do të përkushtohemi në arsimimin e vajzave dhe grave, dhe shëndetin e tyre, sidomos në shëndetin riprodhues, duke garantuar qasje të barabartë. Prioritet mbetet mbrojtja e vajzave e grave nga dhuna në familje dhe dhuna seksuale. Kemi miratuar strategjinë për mbrojtje nga dhuna në bazë gjinore. Është përgjegjësi e secilit që gratë e vajzat të jetojnë në mjedis të sigurt.”, shtoi Kurti.