Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, do të kemi propozime partiake
Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, kryeministri Albin Kurti doli para mediave për të shpjeguar folur lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ai bëri të ditur se nga ky takim nuk ka rezultuar ndonjë marrëveshje politike dhe se rrjedhimisht secila parti do të dalë me kandidaturat e veta për kreun e shtetit.
“Shpresoj që të kemi një garë ku emrat të dihen sa më shpejt, por tash për tash ky nuk është rasti. Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike a propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt, por emrat e përveçëm”, u shpreh Kurti.
Kurti bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do ta mbajë nesër mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku ndër temat kryesore do të jetë edhe çështja e presidentit. Ai sgitu se deri në këtë moment subjekti i tij nuk është përcaktuar ende për ndonjë kandidat konkret.
“Ne nuk jemi përcaktuar për emër të veçantë. LVV është subjekti më i madhi në Kosovën e pasluftës, dhe besoj që nuk është vështirësia aty (te emri), por te hapat që na presin në vijim. Uroj në një garë demokratike e të hapur, dhe sa më parë ta kalojmë këtë sfidë”, deklaroi kryeministri Kurti.