Kurti kërkon të hartohet një strategji kundër korrupsionit deri në fund të vitit 2023
Pas dy vitesh në pushtet, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se deri në fund të vitit 2023 do të hartohet një strategji kundër korrupsionit.
Këtë njoftim ai e dha në mbledhjen e radhës të Qeverisë së tij, në mëngjesin e sotëm.
Kurti u shpreh se për ta hartuar këtë strategji e ka angazhuar një komision hetimor që do të udhëhiqet nga ministri i Financave, z. Hekuran Murati.
Por, edhe tre ministra tjerë do të pjesë e këtij komisioni në cilësinë e anëtarëve. Bëhet fjalë për Xhelal Sveçlën, Albulena Haxhiun dhe Artane Rizvanollin.
Murati udhëheq ministrinë e Financave, Sveçla atë të Punëve të Brendshme, Haxhiu të Drejtësisë dhe Rizvanolli të Ekonomisë. Por, e çuditshme është që aty nuk është përfshirë edhe ministri Liburn Aliu nga Ministria e Infrastrukturës, ku pretendohej se kishin ndodhur shumë keqpërdorime mes vitesh.
“Sot ju ftoj t’i miratojmë strukturat për fillimin e hartimit të strategjisë shtetërore kundër korrupsionit, të udhëhequr nga komisioni hetimor me këtë përbërje: Hekuran Murati – kryesues, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvanolli – anëtarë.”
Ai këtë pikë e konsideroi si më të rëndësishmen në mbledhjen e Qeverisë.