Kurti: Kemi kapacitetet për t’i hequr barrikadat, ato nuk janë barrikada civile
Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur sërish se institucionet e Kosovës kanë kapacitete për t`i hequr barrikadat në veri të vendit.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se barrikadat nuk janë civile.
Sipas tij, prapa tyre qëndrojnë njerëz të armatosur.
“Sa i përket barrikadave është e vërtetë që javën e kaluar ne na është kërkuar nga KFOR-t të japim më shumë kohë për heqjen e tyre, por unë jam optimist për këtë. Kemi parë vëmendje edhe angazhim të KFOR-it, por në të njëjtën kohë unë e ritheksoj që Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë kapacitetet për t’i hequr barrikadat që nuk janë barrikada civile që prapa tyre qëndrojnë njerëz të armatosur, që janë problem më i madh se barrikadat”, ka thënë Kurti.