Kurti: Jemi të përkushtuar që t'i garantojmë të drejtat e të gjithë individëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi ndër të tjera në OKB se ndonëse Kosova njihet në botë për masakrat dhe spastrimin etinik nga regjimi i Millosheviqit, pak veta e kuptojnë se ky është vetëm një kapitull në një histori shekullore të krimeve shtetërore.
Duke e njohur historinë e shtypjes, Kurti tha se “ne jemi të përkushtuar që t'i garantojmë të drejtat e të gjithë individëve.”
“Kosova në botë kryesisht njihet për masakrat dhe spastrimin etnik nga regjimi i Millosheviqit, por pak veta e kuptojnë se ky është vetëm një kapitull në një histori shekullore të krimeve shtetërore kundër shqiptarëve të Kosovës. Duke filluar me Ilija Gerasheninin në shekullin XIX. Figura të shquara serbe hartuan 24 plane për dëbimin e shqiptarëve të Kosovës. Përderisa gjenocidi i të nëntëdhjetave shënoi një kulm, shtypja jonë filloi kohë të gjatë më parë dhe rezonon me qytetarë të shumë kombeve. Duke e njohur historinë e shtypjes dhe dhunës që e kanë pësuar njerëzit tanë, ne jemi të përkushtuar që t'i garantojmë të drejtat e të gjithë individëve.” – tha Kurti.