Kurti i tregon ministrit të jashtëm grek pritjet e tij për takimin në Ohër me Vuçiqin - NACIONALE

Kurti i tregon ministrit të jashtëm grek pritjet e tij për takimin në Ohër me Vuçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati sot një drekë pune me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili po zhvillon vizitën e gjashtë të tij në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit u theksua se Kurti me Dindias diskutuan për avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve, si dhe për pritshmëritë e Kurtit për takimine 18 marsit, në Ohër, me Presidentin serb, Vuçiq.

“Diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre.

Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit.

Ata folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë. Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.”- thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme