Kurti i thotë von Cramonit se kryetarët e zgjedhur në veri do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve - NACIONALE

Kurti i thotë von Cramonit se kryetarët e zgjedhur në veri do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim eurodeputeten, Viola von Cramon.

Kurti përmes një postimi në Twiter, ka njoftuar se i ka thënë von Cramonit se katër kryetarët e zgjedhur në veri do iu shërbejnë të gjithë qytetarëve.

Takimi i hershëm me eurodeputetin ViolavonCramon dhe ekipi i saj për të diskutuar zhvillimet në dialogun e Brukselit dhe procesin paszgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e anëtarësimit në CoE. Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve.” – ka shkruar kurti në Twitter.

Viola von Cramon ka zivizituar sot veriun e Kosovës, ku gjatë qëndrimit të saj atje ka pasur një moment kur forcave policore iu ka drejtuar me “Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”.

Lajme të ngjashme