"Çka dreqin ju solli këtu", momenti kur Cramon pyet policët në veri se ku e shohin kërcënimin - NACIONALE

"Çka dreqin ju solli këtu", momenti kur Cramon pyet policët në veri se ku e shohin kërcënimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas hyrjes së dhunshme në ndërtesat zyrtare komunale në tri komunat veriore me shumicë serbe, autoritetet kosovare janë përballur me reagime të ashpra nga aleatët ndërkombëtarë. Viola von Cramon, raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, është treguar sërish e ashpër gjatë vizitës së saj në Zveçan. Ajo është dëgjuar duke thënë "çfarë dreqin ju solli këtu" ndërsa diskutonte me policët e Kosovës që po ruanin objektin komunal.

“Ku është kërcënimi… çfarë dreqin ju solli këtu”, dëgjohet duke thënë Cramon derisa bisedonte me autoritetet kosovare që po qëndronin para objektit komunal.

Eurodeputetja Cramon ka thënë po ashtu ka theksuar se legjitimiteti politik i autoriteteve për të hyrë me forcë policore të armatosura në këto objekte komunale është i diskutueshëm. Ajo gjithashtu ka theksuar se vendimi i qeverisë kosovare është i dënueshëm nga komuniteti ndërkombëtar, duke u referuar reagimeve të Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe Gjermanisë.

Mendoj se shumë gjëra shkojnë keq në këtë shtet nëse ky është realiteti, nëse shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale, ne vërtetë duhet të mendojmë për mundësi të tjera dhe opsione të tjera. Kjo nuk është të paktën ajo ne dhe BE-ja kemi në mendje. E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim”, thotë ajo, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

Në atë se kryetarët e zgjedhur shqiptarë janë zgjedhur me më pak se nga 200 vota, dhe bojkotit pothuajse absolut të komunitetit serb, Cramon u shpreh se zgjidhja duhet të jetë me përfshirjen e popullatës lokale. Duke folur për pengesën që bëri një pjesë e njerëzve para ndërtesave komunale, Cramon u shpreh kështu:

"Ne nuk mund thjesht të zbatojmë të drejtën për të hyrë në një ndërtesë komunale, edhe nëse de jure keni të drejtë të bëni një gjë të tillë. Por, de facto nuk mendoj se ka legjitimim për të bërë diçka të tillë”, thotë Viola von Cramon.

Mendoj se jemi në një pikë kruciale se si të procedohet nëse situata vazhdon kështu. Që të gjithë ne jemi shumë të shqetësuar dhe keni parë deklaratën e fortë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të QUINT-it, të ambasadës sonë. Pra, mendoj se i gjithë komuniteti ndërkombëtar dënon këtë veprim në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, thotë ajo.

Lajme të ngjashme