Kurti i thotë rinisë të lexojë: "Aman lexoni, dita e djeshme s'ishte e përshtatshme për mua"
Të papërshtatshëm’, e ka quajtur kryeministri Kurti takimin e djeshëm në Bruksel në mes të krye diplomatit evropian Josep Borell e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Duke folur në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje të rinjëve që të lexojnë më shumë.
Por një koment të vogël për takimin e Brukselit e dha Kurti.
“Aman lexoni. Nëse secili prej juve e mendon ditën e djeshme, nejse për mua nuk ishte bash e përshtatshme dita e djeshme, por secili prej juve e mendoni ditën e djeshme se çka keni bërë në 24 orë, atëherë ka gjasa që për disa orë nuk e dini se çka keni bërë. E ato janë orët që është dashur të jenë ore të leximit”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij.
"Lexoni sa më shumë. E di që nuk është kollaj, brezi im kur kemi qenë të rinjë s'ka pasë smatfona. Shpërqendrimi ka qenë më i vogël, kohë ka pasur më shumë. Mos lejoni të shpërqendroheni në kurriz të leximit. Leximi i librave, literaturës është tejet i rëndësishëm për cilësi në e njëjtës që do ta keni në të ardhmën”, ka deklaruar Kurti tutje.