Kurti i shkruan 8 fjalë për intervistën e sotme në Debat Plus
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook se do të jetë i pranishëm në një intervistë në RTV Dukagjini.
Në njoftimin e tij prej tetë fjalësh, Kurti s’e përmend emrin e emisionit, por vetëm atë të televizionit.
Në fund, Kurti u ka uruar ndjekësve të tij “shikim të kënshëm”.
Siç raportoi Nacionale edhe më herët, Kurti në këtë intervistë nuk do të jetë përballë panelistëve, por vetëm para prezantuesit Ermal Panduri.
Para disa ditësh, gazeta Nacionale ka raportuar edhe për takimin “pa telefona” të kryeministrit Kurti me disa prej gazetarëve kosovarë – a u vendos aty që të mbahet kjo intervistë?
“Jo as që është diskutu.” – tha Panduri për Nacionalen, kur u pyet në lidhje me këtë çështje.
Vlen të përmendet, se panelistë në Debat Plus janë edhe Visar Ymeri, ish-kryetar i VV-së dhe analisti Imer Mushkolaj, dy figura këto që e kanë kritikuar dukshëm punën e Kurtit.
Ndërkohë, siç raportuam edhe më herët, Nacionale ka mësuar se kryeministri Kurti mund të paraqitet për intervistë gjatë ditëve në vijim edhe në Rubikon të Klan Kosovës, ndërsa gjatë javës tjetër, pritet që edhe në televizionin T7.
