Kurti i “mban” ligjeratë gazetarit të Al Jazeera-s: E kemi buxhetin më të madh në histori
Kryeministri Albin Kurti ka folur gjerë e gjatë për shumë çështje në një intervistë 26-minutëshe në kanalin e njohur “Al Jazeera”.
Në këtë intervistë, Kurti foli për shumë çështje të “nxehta”, përfshirë veriun, Asocacionin e mundësinë e korrigjimit të kufijve.
Por në minutat e fundit, Kurti foli pak edhe për sukseset e Qeverisë së tij.
“Buxheti i këtij viti i Kosovës është më i madhi që kur e kemi shpallur Pavarësinë dhe është 17% më i madh se i vitit të kaluar. Po ashtu kemi miratuar shtesat për fëmijët dhe nënat e reja, edukimi publik është falas, po ashtu edhe niveli universitar. Vetëm për doktoraturë ju duhet të paguani.” – tha Kurti ndër të tjera.
Kurti përmendi si sukses edhe aplikimin në BE e në Këshillin e Evropës.