Kurti hipotetizon të jetë ambasador i Kosovës në Paris “në vitin 2039” - NACIONALE

Kurti hipotetizon të jetë ambasador i Kosovës në Paris “në vitin 2039”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një hipotezë për të ardhmen e tij e ka dhënë Albin Kurti i Vetëvendosjes për në vitin 20239.

Gjatë Ditës Kombëtare të Francës që u festua nga ambasada franceze, Kurti e imagjinoi mundësinë që kur ta ketë mësuar “shumë mirë gjuhën frënge” në 2039 do të mund të ishte ambasador në Paris.

“Dhjetë ditë më parë, festuam 250-vjetorin e Revolucionit Amerikan dhe pas trembëdhjetë vitesh do të festojmë po ashtu 250-vjetorin e Revolucionit Francez. Deri atëherë, në vitin 2039, unë mund ta kem mësuar shumë mirë gjuhën frënge, në mënyrë që të bëhem ambasador në Paris, ndërsa Franca mund të ketë ndërruar shumë kryeministra, kështu që Olivieri të bëhet Ministër i Punëve të Jashtme”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme