Kurti, grave: E di që më 9 shkurt do t’i bindni djemtë e burrat të votojnë - NACIONALE

Kurti, grave: E di që më 9 shkurt do t’i bindni djemtë e burrat të votojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po garon për një mandat tjetër në zgjedhjet e nëntë shkurtit, ka deklaruar se “është i bindur që gratë do të dalin ta votojnë”.

Madje, sipas asaj që Kurti tha në një tubim në Gjakovë, ato do t’i bindin edhe djemtë e burrat që të votojnë pa vonesë.

“Ju të dashura vajza dhe gra, e di që do të dilni herët në mëngjes të së dielës së nëntë shkurtit, me shumicë, në shumicë, por edhe se do t’i bindni djemtë e burrat të votojnë pa vonesë më 9 shkurt, masivisht, që fitorja të jetë e përbashkët” – tha ai, transmeton Nacionale.

Theksojmë se Kurti u bë viral me një deklaratë të dhënë nga një tubim në Hajvali të Prishtinës.

“E kam njëfar përshtypje, që pikërisht, për shkak se ne po kujdesemi gjithnjë e më shumë për fëmijët, pikërisht se e keni ndërmend me mi dhënë fëmijët e juaj me ua rritë, unë, jeni duke më thënë Albin Baba.

Unë e pranoj këtë sfidë, këtë sfidë që po ma bëni mu, merrni ju Qeveria, kryeministri, rritni fëmijët tanë se e kemi ndër mend me punu më shumë, këtë sfidë unë e pranoj me shumë nder dhe gzim” tha ai, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme