Kurti frikësohet nga "prita të reja" në veri ndaj policisë: "Ndërkombëtarët t'i japin Kosovës siguri, Serbisë sanksione"
Jo veç dënime përmes fjalëve por ato “duhet të kthehen në akte sanksionimi” ndaj Serbisë, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin britanik “Sky News”. Duke folur gjerë e gjatë për ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, Kurti tha se tash bashkësia ndërkombëtare duhet që Kosovës t’i ofrojë “siguri” ndërsa Serbisë “sanksione”.
Veç sanksionimit të Serbisë, Kurti tha se “miqtë, aleatët dhe partnerët e Kosovës” duhet ta ndjekin vendimin e qeverisë kosovare të para disa muajve dhe të njohin si organizata terroriste “Brigadën Veriu” dhe “Mbrojtjen Civile”; prej të cilave organizata, sipas Kurtit, vinin kryesisht sulmuesit në Banjskë.
Krejt sulmin në Banjskë të Zveçanit Kurti e dha për fakt të kryer eshtë bërë “me dijeninë...përgatitjen...pjesëmarrjen” e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e quajti “autokrat famëkeq”.
“Është e pamundshme që diçka e tillë të ngjajë pa e ditur ai. Është e pamundshme. Ishte në dijeni të plotë, ishte pjesë e përgatitjesë së saj dhe ishte pjesë e asaj çka na ndodhi”, ka thënë Kurti.
“Duke sjellur njerëz që ulen afër me të në takime të rëndësishme në Beograd, në uniforma paramilitare për të sulmuar vendin tonë dhe vrarë policin tonë”.
Kryeministri tha se armët e kapura – të lënë prapa nga njësiti paramilitar që ia mbathi maleve më 24 shtator pas konfronitimit policinë kosovare – ishin në vlerë rreth 5 milionë euro dhe të prodhuara në dy fabrika ushtarkae serbe në pronësi shtetëroe të Serbisë, përkaëtisht “Zastava” dhe “Sloboda”.
Kurti, u lëshua edhe në interpretim se çfarë synonin terroristët më 24 shtator në dhe rreth Manastirit të Banjskës – deshëm që t’i japin “shije fetare” konfliktit.
“U mblodhën në këtë Manastirin Ortodoks të shekullit të 14’të sepse deshën t’i japin një shije fetare këtij konflikti. Hajde le ta kutjojmë se si nisi lufta në BeH. Ata deshën të bëjnë të njëjtën”, tha Kurti.
“Shpresuan që Policia e Kosovës do t’i mëshonte Manastirit, të qëllonte nëpër mure, që disa pelegrinë dhe peshkopë të lëndoheshin dhe që mëpastaj të ketë shtrirje/plasim të fotografive të një lufte fetare ku Serbia e mbron krishterimin ortodoks. Mendoj se ky ishte plani që ka dështuar”.
Por, Kurti, thotë se ka edhe një frikë që e përcjell; druan se mund të ketë “prita” të reja në veri të vendit, të ngjashme me atë që i morri jetën rreshterit Afrim Bunjaku mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit.
“Ajo se çfarë unë tash frikësohem është për këso pritash/kurthesh (ndaj policisë) nga terroristë dhe kriminelë të cilët në të kaluarën ishin edhe në kontrabandë droge; të cilat edhe në të kaluarën që i kemi shkatërruar janë të lidhura me Milan Radojçiqin”, tha ai.
Pyetur rreth pretendimeve të Beogradit se është Kurti ai që ka ngjallur rezistencë të armatosur të serbëve me veprimet e tij të kahershme policore, Kurti tha se ata “e projektojnë veten si viktima në mënyrë që të sulmojnë”.
“Por, faktet në terren flasin ndryshe. I vetmi person që urrehet në Serbi më shumë se unë është Nenad Rashiq, ministri im serb; dhe Radoica Radomiroviq. Veç se janë serbë të integruar”.
“Ata frikësohen nga Beogradi (serbët e Kosovës). Ata duhet të frikësohen nga Beogradi, jo nga unë. Por, për mua s’është e lehtë të ndalojë Beogradin së ngacmuari atë...Nuk i shënjestrojmë serbët. Vetëm krimin dhe sjelljen”, tha Kurti në Sky News.