Kurti flet për situatën në veri: 1 mijë e 12 qortime janë shqiptuar deri tash
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e qeverisë për incidentet në pjesën veriore.
Kurti ka thënë se problem për serbët në veri, janë sulmet me bomba e djegia e veturave.
“Presioni dhe sulmet ndaj qytetarëve në veri, janë dëshmia se çka prodhon mungesa e sundimit të ligjit. Problemi i tyren nuk janë problemet tona, as afatet. 1 mijë e 12 vërejtje janë lëshuar deri sot në mëngjes. Asnjë incident i shënuar e asnjë ankesë. Problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave, trysnitë e kërcënimet pa afat që kanë problem me ligjin”, tha Kurti, transmeton Nacionale.
“Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve, janë ata që iu pengon ligjshmëria, luftimi i kriminaliteti e korrupsionit. Ne jemi qeveri e përgjegjshme, e të gjithëve, kundër kriminelëve, e përkyushtuar për zhvillim për integrim për baraza për të gjithë, për respektim të të drejtave dhe shërbim ndaj qytetarëve pa dallim”, deklaroi kryeministri.
“Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantues të paqes. Vlera dhe orientim i ynë i përbashkët. Bëj thirrje që të mos bojkotohen institucionet. Dua të falënderoj qytetarët serbë për pjekurinë e treguar në ruajtjen e qetësisë”, përfundoi ai.
