Kurti flet pas takimit me Lajçak: BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve - NACIONALE

Kurti flet pas takimit me Lajçak: BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se e ka theksuar nevojën që Marrëveshja e Ohrit të zbatohet në tërësi. Ai ka kërkuar gjithashtu që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljen e marrëveshjes.

“Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në zyrat tona të qeverisë. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, Lajçak tha me Kurtin kanë diskutuar edhe për draftin e Asociacionit.

Emisari i BE-së pas Kosovës, do të shkojë edhe në Serbi.

Lajme të ngjashme