Kurti egalitar: Kur 1% e të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë së botës s’ka paqe të vërtetë
Nga Greqia, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku po merr pjesë në edicionin e 26’të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, u lëshua në përpjekjet e tij për artikuluar barazinë dhe paqen botërore; përkatësisht mungesën e tyre, që, sipas paramendimti të tij, dëmtohet nga ajo që “1 përqind e të pasure zotërojnë gjysmën e pasurisë globale”.
“Ne përballemi me sfida globale të shkallës së paprecedentë, besoj se në tri fronte kryesore: ndryshimet klimatike, pabarazia sociale dhe kërcënimet e sigurisë...Vitin e kaluar, Oxfam vuri në dukje se 1% e të pasurve zotërojnë 45.6% të pasurisë globale dhe zotërojnë 59% të të gjitha aseteve financiare globale. Ai (Oxfam) furi në dukje se gjatë 10 viteve të fundit, 1% e të pasurve të njerëzimit ka kapur më shumë se gjysmën të pasurisë globale...Për aq kohë sa 1% e të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam frikë se nuk do të ketë paqe të vërtetë mes shoqërive dhe njerëzve, e as me natyrën e planetit tonë”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e ZKM-së.