Sulmi i ulët i Kurtit: Edhe po të bëhen bashkë Abdixhiku dhe Hoti nuk bëjnë sa çereku i Bislimit dhe Muratit - NACIONALE

Sulmi i ulët i Kurtit: Edhe po të bëhen bashkë Abdixhiku dhe Hoti nuk bëjnë sa çereku i Bislimit dhe Muratit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati janë me profesionistë se Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.

Duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të LDK-së, ai ka thënë se edhe po të bëhen bashkë Abdixhiku dhe Hoti nuk bëjnë as çereku i Bislimit apo Muratit.

“Unë deputetin Abdixhiku e kam pasë ministër dhe deputetin Hoti e kam zëvendës. Por, vetëm për t’ju treguar diçka për këtë aspekt, zëvendësi Bislimi edhe ministri Murati apo cilido prej tyre, këta dy bashkë s’e bëjnë as çerekun e njërit prej tyre. I kam pasë edhe zëvendës edhe ministër. I njoh mirë. Shumë mirë. E kam pasë edhe ministrin e Brendshëm nga radhët e LDK-së, për një periudhë të shkurtë dhe s’kanë pasë këso idesh. Këtyre idetë ua dirigjon karrigia”, ka thënë Kurti.

Ai këto sulme i bëri pasi paraprakisht u sulmua nga ana e kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, në lidhje me kushtet e tij për Asociacionin.

Lajme të ngjashme