S'tërhiqet Kurti edhe pas mosftesës së ShBA-së: S'ka pse të themelohet Asociacioni
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë pasi njoftoi se nuk është ftuar në takimin e 31 janarit të Ambasadës Amerikane për modalitetet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka ripërseritë qëndrimet e tij në lidhje me këtë temë.
Në një intervistë për RTK2, Kurti ka thënë se nuk ka marrë ndonjë argument të qëndrueshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave, të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit - pse u duhen më shumë. Ahtisaari mori çmimin Nobel për Paqe, çfarë do ta plotësonte planin e Ahtisaarit, cilat janë argumentet për të metat e tij. Barra e argumentit duhet të jetë mbi ata që kërkojnë diçka tjetër apo diçka më shumë”, ka thënë Kurti.
