Kurti e VV-së u përfshi në një aksident trafiku: Shpëtuam fatbardhësisht
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka njoftuar se është përfshirë në një aksident trafiku.
Pas kësaj, kurti ka deklaruar se në aksident është përfshirë së bashku me fëmijët dhe gjyshin, mirëpo që janë mirë.
“Familjarë e miq që jeni shqetësu sot nga lajmi i aksidentimit, fëmijët, gjyshi dhe unë jemi mirë. Shpëtuam fatbardhësisht. Ju falënderoj shumë për kujdesin! E paçit shëndetin!” – ka shkruar Kurti.
