Kurti e Vuçiq ftohen për t’u takuar në Bruksel, BE-ja jep detaje - NACIONALE

Kurti e Vuçiq ftohen për t’u takuar në Bruksel, BE-ja jep detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së shpejti pritet të takohen në Bruksel.

Për takim ata tashmë janë ftuar nga Bashkimi Evropian.

Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, s’ka treguar për datën e takimit.

“Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar ata të vinë në Bruksel. Do të japim datën e saktë kur të jetë e caktuar”, ka thënë Stano.

Stano nuk ka dashur të komentojë për situatën në veri, ku ka pasur hedhje të shok-bombave dhe sulmeve ndaj Policisë.

Lajme të ngjashme