Kurti e sulmoi Blerim Isufajn për Dino Asanajn: EULEX-i e FBI morën pjesë në hartimin e ekspertizës
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur akuza të rënda në drejtim të prokurorit, Blerim Isufaj. Mllefi i Kurti ka të bëjë pas arrestimi të drejtorit të KEK-ut që është aktivist i VV-së, Nagip Krasniqi. Kurti e përmendi rastin e Dino Asanajt.
Ai ka akuzuar rëndë prokurorin Blerim Isufaj për rastin e vdekjes së Dino Asanajt.
Kurti ka thënë se Isufaj rastin e tij nga vrasje e bërë kategorizoi në vetëvrasje dhe se një prokuror nuk mund të bëhet kryeprokuror kur nuk ka asnjë rast të fituar.
“Bëhet fjalë për një prokuror i cili është i mirënjohur në skenen tonë publike që rastin e vrajses së ish-shefit të AKP-së, Dino Asanajt e kategorizoi në vetëvrasje ndërkaq rastin e vetëvrasjes së ish-drejtorit të informimit, në kryeministrit, Hamdi Sopa e shndërroi në vrasje dhe njëkohësisht bëhet fjalë për një prokuror që asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë dhe pikërisht ky prokuror dëshiron të bëhet kryeprokuror përkundër vullnetit të presidnetes të kryepalrmanetari dhe kryeministrit.” – ka thënë Kurti.
“Është siklet i madh dhe mbështjetje e madhe për një njeri i cili përkundër tre krerëve shetëror dhe përkundër përvojës së hidhur që i gjithë vendi ka me të, dëshiron të bëhet kryeprokuror.” – ka thënë ndër të tjera ai.
Kurti nuk ndali akuzat ndaj prokurorit Isufaj.
“Le t’i ipet fjala drejtësisë, le të shohim procedurat normale profesionale, mirëpo emri i kundërshtimit të ndryshimit të madh në Kosovë, që është i domosdoshëm në realitetin e njerëzve, jo vetëm në kutitë e votimit më 14 shkurt 2021, sot është Blerim Isufaj. Ky është thelbi i çështjes, të tjerat janë pasoja.” – ka thënë Kurti.
Por çka dihet për rastin e Dino Asanaj?
Ish-shefi i Agjenicës Kosovare të Privatizimit (AKP), Dino Asanaj më 13 qershor të vitit 2012 ishte gjendur i vdekur si pasojë e 11 goditjeve me thikë.
Fillimisht rasti ishte cilësuar si vrasje por pastaj pas hetimeve ishte gjetur se Asanaj kishte vrarë vetën.
Kjo gjë ishte konfirmuar edhe nga misionini i EULEX-it në Kosovë.
“Fillimisht ishte dyshuar për vrasje, por autopsia ka treguar për një vetëvrasje të tmerrshme, tha Blerim Krasniqi, zëdhënës i policisë dhe misionit të drejtësisë të BE-së në Kosovë, i njohur si EULEX.” – raportonte agjencia e lajmeve Reuters.
“Por një zyrtar perëndimor i afërt me hetimin i tha agjencisë “Reuters” se në trupin e Asanajt nuk kishte “plagë mbrojtëse” të llojit që do të priteshin, nëse ai do të ishte munduar ta mbronte veten nga një sulmues.” – raportonte asokohe Reuters.
Gjithashtu, në hetime kishte marrë pjesë edhe FBI-ja.
“Zëvendësministri është njoftuar nga Drejtori i Institutit Mjeko-Ligjor se ai u ka dhënë dokumentacionin që ka pasur në lidhje me këtë rast zyrtarëve të FBI-së. Ata do të punojnë me prokurorinë e vendit në këtë rast”, tha një zëdhënës i ministrisë. “Ekipi ka ardhur me ftesën zyrtare të Zëvendëskryeministrit të Kosovës”” – thuhet në raportimin e kallxo.com.
Dino Asanaj, kishte vdekur në moshën 55 vjeçare.

