Kurti e pret në takim ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet në vend - NACIONALE

Kurti e pret në takim ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet në vend

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar për marëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në vend.

Kurti thuhet se ka falenderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen ndaj Doganës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kryeministri falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganën e Kosovës me pajisje teknike për luftimin e kontrabandës, si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila po trajnon ushtarët e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të operacionit Interflex dhe ka kryer misione të bashkë-zbarkimit me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ai gjithashtu veçoi faktin se tash Kosova është pjesë e mekanizmit UK Export Finance, që ofron më shumë mundësi për investime nga investitorët e Mbretërisë së Bashkuar.”

Lajme të ngjashme