Kurti e përdori tri herë fjalën për të cilën Gjinovci e tallte dhe fyente SBAShK-un - NACIONALE

Kurti e përdori tri herë fjalën për të cilën Gjinovci e tallte dhe fyente SBAShK-un

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e përdori tri herë në fjalimin e tij në një tubim të partisë fjalën “punëtoria”. Asgjë për t'u veçuar – deri këtu.

Sidoqoftë, këtë fjalë e kishte përdorur edhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në maj të këtij viti, gjatë një proteste në sheshet e Prishtinës.

Aktivisti Rron Gjinovci ishte tallur me kryetarin e SBAShK-ut për përdorimin e kësaj fjale, duke menduar se kjo fjalë e ka vetëm kuptimin e fjalës në gjuhën angleze, “workshop”.

Pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt Jasharajn, Gjinovci e kishte akuzuar SBAShK-un për analfabetizëm.

Për më tepër, ai kishte përdorur një ilustrim fyes të formatit “GIF”, në të cilin shihet një peshk duke u dridhur.

Në shkrimin e publikuar më 20 maj në “Facebook”, ai i kishte krahasuar anëtarët e SBAShK-ut me peshqit./Nacionale

Lajme të ngjashme