Kurti: E padurueshme që për masakrën e Izbicës u arrestua vetëm një person - NACIONALE

Kurti: E padurueshme që për masakrën e Izbicës u arrestua vetëm një person

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, e më pas ka vazhduar për në Izbicë për të përkujtuar 147 viktimat e vrara nga regjimi i Millosheviqit.

Nga aty Kurti sërish ka komentuar (mos) punën e Prokurorisë së shtetit. Sipas tij tashmë ekzistojnë munësi më të mëdha për të ndjekur kriminelët e luftës, meqenëse ata me Kodin e Procedurës Penale mund të gykohen në mungesë.

Kurti ka thënë se është e padurueshme që është arrestuar vetëm një person për masakrën e Izbicës, duke shtuar se Prokuroria i ka kushtet t’i ndjek kriminelët, por duhet vullnet dhe dije.

Prokuroria e Shtetit e ka mundësinë për të përndjekur, e sistemi i drejtësisë në përgjithësi, edhe për të gjykuar në mungesë. Besoj që është e padrejtë, e padurueshme, që për masakrën e Izbicës është arrestuar vetëm një person, meqenëse kanë të drejtë të gjykojnë në mungesë... Sot mundësitë janë më të mëdha, pagat i kanë të larta, kushtet i kanë të mira të punës, krejt çfarë kërkohet është vullnet dhe dije të Prokurorisë së Shtetit” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme