Kurti e Mehaj kryejnë homazhe tek varri i Adem Demaqit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të shtunën kanë bërë homazhe te varri i Adem Demaçit.
Ministri i mbrojtjes përmes një postimi në Facebook ka theksuar se muaji dhjetor është pikërisht muaji kur Parlamenti Evropian nderon bacën Adem me çmimin Saharov l, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Adem Demaçi dhe Adem Jashari, dy Ademat do të jenë prijësit tonë të përjetshëm, njëri në aspektin politik dhe tjetri në aspektin ushtarak”, ka shkruar Mehaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Në përmbyllje të një viti sfidues por të suksesshëm, nderojmë ata të cilët na frymëzuan dhe na frymëzojnë çdo ditë në angazhimin dhe punën tonë.
Sot bashkë me Kryeministrin Kurti dhe familjen e bacës Adem, bëmë nderime tek varri i Adem Demaçit, ai do të mbetet përgjithmonë kryefjala e qëndrueshmërisë dhe rezistencës sonë kombëtare.
Muaji dhjetor është pikërisht muaji kur Parlamenti Evropian nderon bacën Adem me çmimin Saharov l, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Adem Demaçi dhe Adem Jashari, dy Ademat do të jenë prijësit tonë të përjetshëm, njëri në aspektin politik dhe tjetri në aspektin ushtarak.
Lavdi!