Kurti e konfirmon takimin në Bruksel: Do të insistojë për lirimin urgjent dhe pa kusht të 3 policëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër do të udhëtojë për në Bruksel.
Kurti ka njoftuar se është thirrur nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ku pritet të mbahet një takim mes Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim do të insistojë në lirimin urgjent dhe pa kusht të tre policëve të kidnapuar nga Serbia.
“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.” – ka shkruar Kurti në Twitter.
Set my itinerary to go to Brussels from Rome tomorrow, confirming my participation in the high-level dialogue meeting convened by HR/VP Borrell. Will insist on the urgent unconditional release of the 3 policemen held hostage by Serbia, de-escalation & normalization of relations.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 21, 2023
