Kurti pas takimit me Blairin: E falënderova përzemërsisht mikun e vendit tonë për mbështetjen e palëkundur
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një postim të tij në “Facebook”, ndan thirrjen e ish-kryeministrit Tony Blair, e cila jehoi në Parlamentin e Britanisë së Madhe, me 23 mars 1999:
"Ne duhet të veprojmë: të shpëtojmë mijëra burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm nga katastrofa humanitare, nga vdekja, barbarizmi dhe spastrimi etnik nga një diktaturë brutale; për të shpëtuar stabilitetin e rajonit të Ballkanit, ku e dimë se kaosi mund të përfshijë të gjithë Evropën", kjo ishte thirrja qe Blair bëri një ditë para fushatës së NATO-s për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë, fushatë që përfundoi me 10 qershor 1999.
“Roli dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë dhe sigurimin e paqes, bashkë dhe me partnerët e aleatët tanë, mbetet sa i rëndësishëm aq edhe jetik në pavarësinë dhe etapat shtetndërtuese të vendit tonë. Çlirimi dhe liria në Kosovë, solli fundin e luftërave në Ballkan të viteve të '90-ta, dhe fillimin e një rrugëtimi të demokracisë, progresit dhe zhvillimit”, shkruan Kurti.