Kurti në takim me të deleguarit e perëndimit, Lajçak: Patëm biseda të thella
Diskutime të thella janë realizuar gjatë takimit të kryeministrit Albin Kurti, dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar ky i fundit në një postim në Twitter.
Ai ndau një foto të Kurtit dhe të dërguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar.
“Me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi patëm biseda të thella lidhur me takimin e nivelit të lartë në javën e kaluar, përfshirë lirinë e lëvizjes si dhe rrugën përpara për Kosovën përmes dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
With Prime Minister @albinkurti and Deputy Prime Minister @BislimiBesnik, we had an in-depth conversation about last week’s High-level Meeting, including on freedom of movement, and the way forward for Kosovo through the Dialogue. pic.twitter.com/gTGeRaYzXZ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 24, 2022
Kujtojm që dita e sotshme ka qenë një ditë e ngjeshur me takime për dy të deleguarit amerikano-evropian.
Gjatë ditës, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, dhe Miroslav Lajçak, emisar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, kanë pasur takime me liderët kryesorë të pozitës dhe opozitës në Kosovë.