Kurti dikur: Kush është i pari, është logjikë e mbretërisë – atje i pari është mbreti e pastaj vjen pasardhësi - NACIONALE

Kurti dikur: Kush është i pari, është logjikë e mbretërisë – atje i pari është mbreti e pastaj vjen pasardhësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti i cili për disa javë nuk po e ndërron emrin e kryeparlamentares duke argumentuar se i takon të parit, dikur, nuk ishte fort i ngazëllyer me të parin e zgjedhjeve.

Në video e deklarata të ndryshme, ai thoshte se çështja se kush është i pari, është në monarki. Atje vjen mbreti e më pas vjen pasardhësi.

“Nuk është republika parlamentare çështje se kush është i pari, se kush është i pari është logjikë monarkiste. Në monarki, mbretëri, i pari është mbreti/mbretëresha, e më pas vjen pasardhësi. Mirëpo ne jemi republikë parlamentare”, thoshte Kurti.

Lajme të ngjashme