Kurti demantohet nga të gjithë: Marrëveshja Bazike është më e dëmshme për Kosovën se marrëveshjet e tjera - NACIONALE

Kurti demantohet nga të gjithë: Marrëveshja Bazike është më e dëmshme për Kosovën se marrëveshjet e tjera

1 javë më parë

nga NACIONALE

Pretendimi i kryeministrit Albin Kurti se Marrëveshja Bazike e Brukselit, të cilën e ka arritur ai, është më e mirë se marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, ka nxitur reagime të shumta në vend. Konstatimet e tij janë demantuar nga ish-kryeministra, deputet e zyrtarë të lartë të partive opozitare.

Ata kanë vlerësuar së marrëveshje e Kurtit është shumë më e dëmshme për Kosovën se marrëveshjet paraprake.

Sipas tyre, ujdia e Kurtit e pranuar në Bruksel dhe Ohër është autonomi për serbët e veriut.

Ish-kryeministri Isa Mustafa ia ka numëruar gabimet që Kurt i ka bërë në statusin e tij.

Kurti do duhej ta di se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend me mbi 2/3 e votave të deputetëve. Prandaj dhe nuk e ka cilësuar se ajo shkel parimet e Kushtetutës. E vërteta është kjo. Gjykata, me kërkesë të Presidentes Jahjaga, ka trajtuar vetëm dokumentin për parimet të vitit 2015. Në Aktgjykim në Rastin nr. K0130/15, Prishtinë, 23 dhjetor 2015 Nr. ref.:AGJ877/15) thuhet si vijon:. Pika II: TË KONSTATOJË që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës. Pra, askund nuk figuron se kjo marrëveshje shkel kushtetutën, por thuhet se Asociacioni do të themelohet sipas kësaj marrëveshje”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka vlerësuar se pretendimet e kryeministri Kurti se marrëveshjet paraprake ishin në kundërshtim më kushtetutën janë gënjeshtra.

Nëse dokumenti i vitit 2015 do të ishte shkelje e Kushtetutës, atëherë si do të nxirrej obligimi nga ky dokument (pika 2 dhe 21 e tij) për trajtimin nga gjykata Kushtetuese të Statutit dhe të ndryshimeve në Statut. Apo z. Kurti ka interes që këtë ta shpallë antikushtetuese për ti ikur trajtimit të statutit në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë shkelja e Kushtetutës është sajesë dhe gënjeshtër e z. Kurti”, ka vlerësuar Mustafa duke thënë se dokumneti i Kurtit është i damshem për Kosovën.

Kurti shkruan në këtë artikull se “Vitin e kaluar kemi arritur një Marrëveshje të Re Bazike e cila, në njërën anë, sjell njohjen reciproke de facto dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e në anën tjetër, përmes nenit 7, adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese ndaj Asociacionit”. E ka gabim! Në fakt kjo Marrëveshje e Re Bazike heq dorë nga njohja reciproke (njohja de jure), thirret në Rezolutën 1244 dhe statusin e pavarësisë së Kosovës e bënë të paparagjykuar për palët?!. Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut”, ka shkruar ai.

Edhe sekretarja e PDK-së, Vlora Citaku, ka vlerësuar se ujdia e Kurtti është shumë e dëmshme për Kosovën.

Kryeministri Kurti iu paska rikthyer sot përsëri marrëveshjeve të vitit 2013 dhe vitit 2015 – ato që numri dy i partisë së tij, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se janë të mira dhe të dëshiruara. Gjithsesi, në interes të tij dhe për pak oksigjen ditor politik, ai qenka mundu me u marrë prapë me Presidentin Thaçi, ani pse ai po bën tri vjet e gjysmë i mbyllur në Hagë – në mbrojtje të luftës së shenjtë të popullit tonë për liri. Është e pabesueshme se si një gjë Kryeministri Kurti nuk e ka kuptuar ende. Që Hashim Thaçi, edhe kundër vullnetit të tij, do të mbahet mend si Kryeministri i Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facbook”.

Sipas saj, marrëveshjet e Kurtit ia kanë humbur Kosovën njohjen reciproke.

Marrëveshja bazike të cilën ai e ka pranuar vitin e kaluar në Bruksel, i ka humbur njohjen e ndërsjellë Kosovës dhe i ka sjellë një sërë pasojash afatgjate dhe të patjetërsueshme vendit – që tkurrin sovranitetin e shtetit tonë”, ka vlerësuar ajo.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pretendimet e shefit të ekzekutivit janë përpjekje për të iu hedhur hi syve qytetarëve.

Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është “hedhje hi syve” për qytetarët. Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit. Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët. Moskoordinimi dhe përplasja me aleatët e ka sjellur Kosovën në situatën ku nuk flitet më për marrëveshje finale me njohje reciproke, që ishte duke u negocuar nga qeveria paraprake”, ka shkruar Hoti.

Çka tha Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka adresuar kritika ndaj ish-kryeministrave Hashi Thaçit dhe Isa Mustafa.

Në përvjetorin e 11 të Marrëveshjes së 19 prillit, e cila ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi në vitin 2013, ai ka thënë se Qeveria e tij ka trashëguar marrëveshje jo të mira.

Marrëveshja i ka 15 nene ku 6 nenet e para merren me një “Asociacion/Bashkësi të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë”. Nenet tjera në vijim merren me integrimin e komunitetit serb në institucione të Kosovës, çështjen e energjisë dhe pajtimin që të mos pengohet rrugëtimi i njëri-tjetrit drejt integrimit në BE. Zbatimi i neneve për ‘Asociacionin’ u përcoll me një marrëveshje tjetër të parimeve të përgjithshme/elementeve kryesore që u pat arritur dy vjet më vonë, më 25 gusht të vitit 2015, nga kryeministrat e asaj kohe Mustafa dhe Vuçiq. Kjo e fundit përfundoi në Gjykatë Kushtetuese në dhjetor të atij viti. Doemos, pasi që marrëveshja e vitit 2015 buronte nga ajo e vitit 2013, gjykata u mor me të dyja”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, marrëveshjet në fjalë ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Serbia asnjëherë nuk respektoi nenin 14 të marrëveshjes për mos pengim të rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së ndërkaq shkeli edhe të gjitha nenet tjera për integrimin e serbëve në institucione duke i bojkotuar ato në formë kolektive e me urdhër nga Beogradi. Para 11 vjetëve u arrit një marrëveshje e cila, në njërën anë, shkelte Kushtetutën e Kosovës e, në anën tjetër, u shkel nga Serbia”, ka shkruar Kurti, duke e lavdëruar marrëveshjen që e ka pranuar ai.

Vitin e kaluar kemi arritur një Marrëveshje të Re Bazike e cila, në njërën anë, sjell njohjen reciproke de facto dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e në anën tjetër, përmes nenit 7, adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese ndaj ‘Asociacionit’. Serbia, në vend që të pranojë të nënshkruajë Marrëveshjen Bazike të vitit të kaluar të arritur në Bruksel ku e ka nenin 7, po insiston e kërkon ato dy marrëveshjet e viteve 2013 e 2015 që përbëjnë shkelje të dyfishtë”, ka vlerësuar Kurti.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe ujdinë e Thaçit me NATO-n për dërgimin e FSK-së në veri.

E sot u bënë 11 vjet edhe nga zotimi i njëanshëm i ish kryeministrit Thaçi në Bruksel te sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, se FSK nuk do ta kalojë lumin Ibër pa lejen e KFOR-it. Në këtë 11 vjetor, ushtria e Serbisë në Peshter të Sanxhakut (30 kilometra larg kufirit të Kosovës e 3 kilometra larg atij të Malit të Zi) do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë! Qeveria jonë ka shumë më tepër probleme të trashëguara për progresin e Kosovës sesa sfida të kohës. E përkundër të gjitha atyre, po ia dalim me sukses”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme