Kurti bisedon me tre senatorë amerikan, i siguron që është i angazhuar për qetësimin e situatës - NACIONALE

Kurti bisedon me tre senatorë amerikan, i siguron që është i angazhuar për qetësimin e situatës

56 minuta më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts.

Përmes një njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti i ka falënderuar senatorët për telefonatën dhe për zërin e angazhimin e tyre në senat në mbështetje të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në njoftim u bë e ditur se ata kanë biseduar për zhvillimet në katër komunat veriore pas zgjedhjeve.

Biseduan për situatën në vend dhe zhvillimet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës. Kryeministri theksoi se kishim një proces zgjedhor të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të mund të punojnë në vendet e tyre të punës. Përshkallëzimit të situatës të hënën, ku u sulmua Policia e Kosovës, u lënduan ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, i ka kontribuar turma e dhunshme. Njerëz të armatosur e të dhunshëm, pjesëtarë të grupeve kriminale të dirigjuar nga Serbia, të cilët kanë interes pikërisht destabilizimin.” – thuhet në njoftim.

Kurti i ka siguruar senatorët, që është plotësisht i angazhuar për qetësim të situatës dhe se rruga përpara është respektimi i proceseve kushtetuese e ligjore, dialogu dhe zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike të arritur në Bruksel dhe aneksit të saj në Ohër.

Lajme të ngjashme