Kurti bisedon me emisarin britanik për tensionet në veri: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste - NACIONALE

Kurti bisedon me emisarin britanik për tensionet në veri: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, për situatën në veri të vendit.

Kurti ka bërë të ditur se me Peach ka folur për sulmet e serbëve ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve.

Ai ka thënë se në demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.

Fola me Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur.” – ka shkruar Kurti.

Kurti gjatë këtyre ditëve ka pasur takime e biseda me zyrtarë të huaj për shkak të tensioneve në veri.

Kujtojmë se dje për shkak të dhunës së protestuesve, u lënduan 25 ushtarë të KFOR-it teksa u sulmuan edhe gazetarët.

Lajme të ngjashme