Kurti: Beteja sot është që t'i mbështesim mekanizmat shtetërorë dhe ta shpjegojmë të vërtetën
Kryeminsitri Albin Kurti ka folur sot para deputetëve për gjendjen në veri të Kosovës, duke theksuar se veprimet e ndërmarra në veri janë shtetërorë.
“Nuk janë vendim dhe veprime politike, por shtetërore, që i parasheh Kushtetuta dhe ligji, të cilën e shërbejmë ne…Jemi në shërbim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë” – tha Kurti sot në Kuvend.
Tutje, ai tha se duhet të shpjegohet e vërteta.
“Unë besoj që beteja kryesore sot është betejë për mbështetjen e mekanizmave tonë shtetërore dhe për shfuqzimin e shpejgimit të vertetë në terren. Këtë ta bëjmë për qytetarët, serbë e shqiptarë, pa dallim, por këtë ta bëjmë edhe për ndërkombëtarët.” – tha Kurti sot para deputetëve të Kuvendit.
“Mirëpo në të njëjtën kohë kemi obligime që dalin nga Kushtetuta. Kur japin dorëheqje kryetarët e katër komunave në veri, ka pastaj obligime ligjore. Gjithashtu ka obligime për zyrtarë të shtetit. Presidentja duhet të konsultojë krerët e partive, të caktojë një datë. Nuk janë vendim dhe veprime politike, janë veprime dhe vendime shtetërore që parashihen me ligj”, shtoi Kurti.
