Kurti: Atij që e hodhi uniformën e Policisë së Kosovës, s’i them kthehu
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje ndaj serbëve që të kthehen në institucuonet kosovare, pas largimit të tyre muaj më parë.
Mirëpo, Kurti këtë thirrje nuk e ka pasur për të gjithë, në veçanti për policët që u larguan.
Ai ka thënë se nuk mund t’i ftojë të kthehen ata të cilët e kanë hedhur uniformën e Policisë së Kosovës.
“Unë nuk kam bërë thirrje për kthim të serbëve në institucione, por kam bërë thirrje disa herë për aplikim të të gjithe të intersuarve, jo veç në politikë, por edhe në polici, shëndetësia, arsim. Të gjithë serbët e kanë këtë të drejtë.” – ka thënë ai.
“Atij që e hodhi uniformën e policisë së Kosovës, nuk i them dot kthehu, ose atij që mori medalje në Beograd pas dorëheqjes, mirëpo të tjerët që janë të interesuar, pa dyshim që mirëpresim aplikimet e tyre. Sipas informatave që kam nga MPB, aplikimi i serbëve në këtë kohë po rritet interesimi madje edhe konvertimi i targave.” – ka thënë Kurti.
