Kurti: 3941 qytetarë serb kanë aplikuar për konvertim të patent shoferëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se 3 mijë 941 qytetarë të komunitetit serb në të gjitha komunat e Kosovës kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve të tyre nga ato të lëshuara nga strukturat ilegale serbe në patentë zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ai ka bërë thirrje që ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patent shoferit që ta shfrytëzojnë mundësinë e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht.