“Kursimtarja” e Qeverisë Kurti, Rizvanolli me gati 200 mijë euro në bankë - NACIONALE

“Kursimtarja” e Qeverisë Kurti, Rizvanolli me gati 200 mijë euro në bankë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, e meriton nofkën e kursimtares. Madje, ajo është kursimtarja më e madhe e Qeverisë Kurti.

Vetëm në një llogari bankare, Rizvanolli ka deklaruar 190 mijë euro para të gatshme, ndërsa në një tjetër, ajo ka deklaruar 5,186 euro.

Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar mbi 13 mijë euro para të gatshme.

Rizvanolli ka në pronësi një banesë, ndërsa bashkëshorti i saj ka një veturë të tipit Renault.

Lajme të ngjashme