“Kurrë nuk ka qenë më keq...”: Avdullah Hoti del me një shkrim për Qeverinë - NACIONALE

“Kurrë nuk ka qenë më keq...”: Avdullah Hoti del me një shkrim për Qeverinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit ish-kryeministër i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se situata në vend kurrë nuk ka qenë më keq.

Ai ka përmendur disa çështje si politikën e brendshme e të jashtme dhe raportet me aleatët.

“Kosova kurrë nuk ka qenë më keq në politikën e brendshme e të jashtme. Kurrë nuk ka pasur sanksione dhe kurrë nuk i ka pasur të cenuara raportet me aleatët. Kurrë nuk ka pasur më shumë kontrata njëburimore për projekte kapitale. Kurrë nuk ka qenë më keq gjendja me investime kapitale në rrugë e në projekte të tjera.” – ka thënë ai.

Veç kësaj, ai ka përmendur edhe gjuhën linçuese të Qeverisë ndaj mediave, sulmet ndaj deputetëve të opozitës.

“Kurrë nuk ka qenë më i dobët bashkëpunimi i Qeverisë me komunat. Kurrë nuk ka qenë më i keq bashkëpunimi mes Qeverisë dhe sindikatave e shoqërisë civile. Kurrë nuk ka qenë më e mbyllur e më linçuese Qeveria ndaj mediave. Kurrë nuk janë sulmuar deputetët e opozitës në parlament nga Qeveria. Kurrë nuk janë mbyllur spitalet rajonale apo klinikat e QKUK-së për operacione të pacientëve. Kurrë nuk ka qenë gjendja më keq në komunat në veri se tani.” – ka shkruar tutje ai.

Në fund, deputeti ka thënë si vijon:

“Si rezultat, kurrë më shumë qytetarë nuk kanë emigruar se në këto dy vite (përveç gjatë viteve të 1990-ta). Kurrë më shumë qytetarë sesa tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të emigruar: 57% e qytetarëve duan të emigrojnë.”

Lajme të ngjashme