Kur do ta marrë detyrën Donald Trump?
Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të betohet në një ceremoni inaugurimi të hënën e 20 janarit 2025.
Para kësaj, sidoqoftë, Kolegji Elektoral hyn në lojë. Shteteve u jepet një numër i caktuar votash elektorale bazuar në popullsinë e tyre. Ata i japin të gjitha votat e kolegjit të tyre elektoral kujtdo që fiton më shumë vota në secilin shtet.
Kjo konfirmohet pas takimeve më 17 dhjetor.
Më pas, më gjashtë janar takohet Kongresi i ShBA-së për të numëruar formalisht votat e Kolegjit Elektoral, kur edhe konfirmohet presidenti i ri.
Ish-presidenti Donald Trump tashmë e ka siguruar numrin e nevojshëm të votave të Kolegjit Zgjedhor për t’u bërë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Kur janë numëruar shumica e votave, sipas projeksionit të televizionit CNN, republikani ka 276 vota të Kolegjit Zgjedhor, gjashtë më shumë se minimuni i kërkuar për shumicë.