"Kundër politikave katastrofike të Vuçiqit", politikani serb fton protestë në Mitrovicë - NACIONALE

"Kundër politikave katastrofike të Vuçiqit", politikani serb fton protestë në Mitrovicë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Një protestë është thirrur për nesër nga Lëvizja "Mbijetesa e Serbëve". Nëpermjet një komunikate në Facebook, politikani serb Aleksandar Arsenijeviq ka ftuar të gjithë serbët të protestojnë nesër kundër Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

Në fakt, në ftesën e protestes theksohet se do të protestohet kundër metodave katastrofike të negocimit të Vuçiqit.

"Politikat katastrofike të negociatave të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe pranimi pa kushte i marrëveshjes së re. Sulme të shpeshta me motive etnike ndaj serbëve. Uzurpimi i pronës private të qytetarëve nga qeveria në Prishtinë përmes shpronësimeve të parregullta. Prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës." - shkroi Arsenijeviq.

Lajme të ngjashme