KUmandantat: Shfrytëzohet Nuredin Lushtaku për të shtuar paragjykimet kundër UÇK-së - NACIONALE

KUmandantat: Shfrytëzohet Nuredin Lushtaku për të shtuar paragjykimet kundër UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa postime të ministrit të Financave, Hekuran Murati, ekspozuan një sentiment të fortë anti-UÇK të një pjese qytetarësh. Dhe, një incident që ndodhi në Skënderaj e ku i përfshirë dyshohet të jetë një ish luftëtar i UÇK-së, duket se rizgjoi të njëjtin sentiment.

Në Skënderaj, Nuredin Lushtaku – ish nënkryetar i kësaj komune dhe ish luftëtar i UÇK-së – dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt me zyrtarët policorë të Kosovës, e i cili ka eskaluar edhe në gjuajtje me armë zjarri.

Nga këto gjuajtje dyshohet se dy policë kanë mbetur të plagosur.

Lushtaku është liruar nga ndalimi policor dhe sipas avokatit të tij nuk dyshohet se ka gjuajtur me armë.

Por, edhe nëse është përgjegjës, del se për veprën nuk është përgjegjës personalisht por së bashku me të gjithë kolegët e tij në UÇK.

Duke ironizuar, gazetari Enver Robelli ka shkruar si vijon:

“Kryefamiljari tjetër i policit tjetër të plagosur i kërkon falje patriarkut monarkik për shkak se polici, duke kërkuar të respektohet ligji, nuk ka treguar respekt për “vlerat e luftës”. Kështu, qe besa, nuk trajtohen “çlirimtarët”.”

Natyrisht, nuk dihet se cili ishte motivi i rastit e nuk dihet as se si është proceduar tutje në këtë çështje, por paragjykimet publike vazhdojnë.

Komente përçmuese e përgjithësuese ndaj UÇK-së pati edhe nga shumë komentues.

“Gjithkush me ta pru lirinë nuk vyen,” – është komenti që ka bërë z. Enardi Nardi në Nacionale.com, dhe i cili del të mos jetë madje as llogari autentike në Facebook.

Është e qartë se me “gjithkush” nuk po flitet thjesht për z. Lushtaku, por një përgjithësim që mund të lëndojë madje edhe veteranët e thjeshtë. Dhe meqë këta e sollën lirinë, ajo nuk ka shumë kuptim e prandaj nuk vyen.

Një koment më pak përgjithësues e ka bërë Demnika Demnika Demika që shkruan: “Ka gjenerala të llugave”.

Por, Alba Murtezi ishte shumë përgjithësuese në komentin e saj.

“Shkatërrues e sulmues të policisë e institucioneve KREJT KËTA bandita,” – u shpreh ajo.

Krejt këta? Në fakt, nuk janë të gjithë luftëtarët e UÇK-së “shkatërrues e sulmues të policisë” ndërsa “bandita” është një tjetër cilësor i vënë në mënyrë arbitrare.

“Kumandantat e UÇK-së – PDK-së, misioni i ri me vra policinë e shtetit...! Hajna po, kriminelë po, vrasës po, haraç po, vjedhje e shtetit po, uzurpator po, bandit po, haraçegji po, dhunues po, fajdexhi po!” – u shpreh ndërkohë Mehmeti Genc.

Dëftoren “këta” ndërkohë e kanë përdorur shumë komentues të tjerë që ndërlidhin rastin e z. Nuredin Lushtaku me gjithë komandantët e tjerë.

“Jo këta lirohen edhe me vra krejt. Në burg hin veç fukaraja për një dru bon vakija. Këta jo çfarti, shtet i dështumë komplet.” – shkruan Enver Alija.

“Normal për këta komandanat s’ka ligj, e tani mos i shajë,” - thotë ndërkohë z. Lulzim Osmani.

Lajme të ngjashme