“Ku është sovraniteti?”, pyet Mehmetaj pas ‘ngrohtores’ virale në Leposaviq - NACIONALE

“Ku është sovraniteti?”, pyet Mehmetaj pas ‘ngrohtores’ virale në Leposaviq

1 javë më parë

nga NACIONALE

Pa energji elektrike e në të ftohët sot në Leposaviq u bënë pamje virale duke u nxehur jashtë me dru në një ‘ngrohtore’ të improvizuar, ndërsa gazetari Lirim Mehmetaj shtroi pyetjen ndaj krerëve të shtetit “çka ndodhi, pse s’po reflektohet sovraniteti?” referuar edhe pamundësisë që procesi i referendumit të mbahej në shkollat në veri të vendit.

Ky eshte nje vendvotim ne Veri. Pamja e sovranitetit, ku shtetit nje drejtor shkolle ia pamundeson shfrytezimin e objektit per vendvotim prandaj duhet kontenjer”, shkroi Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Ky eshte nje vendvotim ne Veri.

Pamja e sovranitetit, ku shtetit nje drejtor shkolle ia pamundeson shfrytezimin e objektit per vendvotim prandaj duhet kontenjer.

Xhelal Svecla e Albin Kurti na thane se kriminelet iken nga Veriu, Lista Serbe humbi ndikimin, qytetaret atje u "cliruan", po marrin targa e pasaporta te Kosoves.

Sot, sipas tyre, do te ishin zgjedhjet e lira ne Veri, ku qytetaret serbe te Kosoves duke festuar do te vendosnin per fatin e tyre, te pa shantazhuar as me force e as me dinare ilegale.

Cka ndodhi? Pse s'po reflekton sovraniteti?

Krejt cfare ka bere Albin Kurti me Xhelal Sveclen ne Veri eshte pune per Beogradin. Ata, me veprimet e tyre, kane forcuar argumentin e Serbise se Asociacioni per serbet ne Kosove eshte i domosdoshem.

Lajme të ngjashme