Ku është Jahja Kokaj? Kryeministri Abazoviq njofton se edhe Mali i Zi po dërgon satelit në hapësirë - NACIONALE

Ku është Jahja Kokaj? Kryeministri Abazoviq njofton se edhe Mali i Zi po dërgon satelit në hapësirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në seancën e sotme ka bërë të ditur se ky vend po nis programin e tij hapësinor.

“Mali i Zi po e nis programin e tij hapësinor dhe do të fillojë me zhvillimin e satelitit “Luca”, që do të lansohet drejt hapësirës.... Nuk bëhet fjalë për fonde të mëdha, por kërkon shumë punë.” – u shpreh kryeministri malazez.

“Sateliti ynë do të jetë në orbitë si satelitët e shumë vendeve tjera,” – tha më tej triumfalisht z. Abazoviq.

Kujtojmë se edhe Shqipëria ka dërguar satelitë në hapësirë, përmes një korporate që ka për pronar edhe Elon Muskun.

Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes Jahja Kokaj kishte shprehur ambicie për ta dërguar një raketë të vogël në hapësirë.

Lajme të ngjashme