“Ku e kie kit gjak? Anatomia e ‘dhunimit verbal’ që Agim Bahtiri i bëri Halil Matoshit mbrëmë (+16)
Ish-kryetari i Mitrovicës, aktivist i Vetëvendosjes, e sulmoi mbrëmë verbalisht analistin Halil Matoshi direkt në një studio televizive në një incident që mund të kishte eskaluar në përplasje fizike. Qysh ndodhi ky episod i shëmtuar dhe çka na thotë për aktivistin e VV-së?
Disa orë pasi qytetarët e Kosovës lexuan e dëgjuan atë që emisari i ShBA-ve Escobar e kishte thënë për zhvillimet në veri të vendit duke e denoncuar kryeministrin Kurti si “jobashkëpunues”, në një nga studiot televizive u paraqit Agim Bahtiri.
Ai do të mbronte kryeministrin duke e quajtur si “më të fortin”, por pa arritur që të tregonte pse mendonte ashtu siç mendonte.
Kur u pyet për një gjë të tillë – pse ishte Kurti më i forti – ai nisi të tregonte se si i kishte dalë kundër si kryetar komune çështjes së shkëmbimit të territoreve. E Kurti? Nejse, kjo eskaloi kur Bahtiri shprehu këto fjalë:
“...Se Mitrovica e Sa Boletinit nuk do të dorëzohet para kërkujna...”
Nuk dihet se si i përgjigjej kjo pyetjes “pse Albin Kurti ishte më i forti?”
Por, kjo e qiti nga takti Halil Matoshin që i tha këto fjalë:
“Ky osht patriotizmi i kangëve folklrorike moni aman... Moni me bre me patriotizëm të çajave t’odave o burra...”
“Jo nuk osht folklorike por osht e vërtetë,” – bërtiti z. Bahtiri, para se të niste sulmin e paparanueshëm.
“Unë jom tu u çuditë me tye shumë. Ku e kie kit’ gjak. Çfarë gjaku kie, kallxoma? Po m’intereson me ditë. Po m’intereson me ditë çfarë gjaku kie.” -
“Çka po t’intereson me ditë. Trus mëshele atë qenef.” – ia ktheu Matoshi. Në këtë pikë rëndësi kishin edhe gjestet e tij. Ai u mërdhez në fytyrë, duke e kapur me dorë në mënyrë kërcënuese një gotë që në ndonjë botë më të keqe mund të përfundonte në kokën e Bahtirit.
“Ti qenef edhe përte qenefi.” – ia ktheu Bahtiri, po ashtu i mërdhezur.
“Edhe mos asi. Mos asi. Boll t’bajta.” – vazhdoi ai, duke komentuar kapjen e gotës nga Matoshi.
“Kejt jetën e tina osht tu folë kundër. Çka osht ajo kundër?” – tha më pas, përkundër që Matoshi ishte qetësuar.
Ai po pyetej gjithë kohën se pse mendonte që Albin Kurti ishte “më i forti”. Kjo ishte edhe pikënisja e sherrit. Por, nuk ia doli mbanë të tregonte.
Megjithëse, më vonë erdhi mundësia:
“Une po mendoj se e ka ba jetën shumë ma t’mirë. Edhe ma kristal. Nuk e di se ku me gjetë ma...” – arriti të përgjigjej ai, duke përmendur më pas qëndrimet e Kurtit në raport me Serbinë. Por, jo diçka tjetër.