Kryeziu thotë se do ta padisë Mehmetajn për “shpifje” - NACIONALE

Kryeziu thotë se do ta padisë Mehmetajn për “shpifje”

2 javë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, është përgjigjur në Facebook për akuzat - sipas pretendimit të tij - e ngritura ndaj tij dhe familjes së tij nga gazetari Lirim Mehmetaj. Kryeziu ka deklaruar synimin e tij që këto akuza t'i trajtojë në gjykatë, duke pohuar gatishmërinë e tij për t'u përballur ligjërisht me Mehmetajn.

Kryeziu ka kundërshtuar akuzat e pretenduara se babai i tij ka qenë polic i Serbisë, duke sqaruar se babai i tij u largua nga puna për shkak të refuzimit ndaj Serbisë, gjatë regjimit të Millosheviqit.

"Ai shpif kur thotë se babai im ka qenë polic i Serbisë. Kështu thotë me qëllim që te publiku të krijojë përshtypjen që babai im i ka shërbyer në ndonjë mënyrë Serbisë kundër shqiptarëve. E pavërtetë! Mehmetaj nuk e di ose e fsheh qëllimisht faktin që babai im është larguar nga puna, përkatësisht nga policia e Krahinës Socialiste Autonome (KSA) të Kosovës atë kohë, më 4 korrik të vitit 1990, si të gjithë punonjësit e tjerë shqiptarë gjatë regjimit të Millosheviqit. Ai ishte larguar nga puna pikërisht për shkak të refuzimit ndaj Serbisë, përkatësisht Sekretariatit Republikan të Punëve të Brendshme të Serbisë, siç thuhet në aktvendim. Për një dekadë ka qenë i papunë, si shumica dërmuese e popullit tonë gjatë asaj periudhe. Nga viti 2000, babai im i ka shërbyer me besnikëri Policisë së Kosovës." - tha ai.

Lajme të ngjashme