Kryeziu paralajmëron: Serbët mund ta shpallin asociacionin në mënyrë të njëanshme
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se deklarata e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për formimin e asociacionit po neglizhohet nga qeveria.
Në vend se të merret seriozisht, ka thënë ai, kjo deklaratë është shndërruar në batutë e fyerje.
“Deklarata e Eskobarit për Assacionin po duket që po neglizhohen nga qeveria dhe janë shëndrruar në batutë e fyerje, në vend se të merren shumë seriozisht. Nëse qeveria dhe partitë politike nuk marrin pergjegjesi për formimin e asosacionit bazuar në interpretimet e gjykatës kushtetuese, ne mund të kemi një situatë në terren e cila dhe më shumë do të na largojë nga veriu dhe ushtrimi i sovranitetit në atë pjesë të Kosovës”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në “Facebook”.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që serbët mund ta shpallin asociacionin në mënyrë të njëanshme.
“Deklaratën e Eskobarit përveç alternativës për qeverinë, e lexojë si alternativë dhe për të gjitha partitë politike parlamentare. Situatë të cilën komuniteti Serb mund ta shpallë asosacionin në mënyrë të një anshme dhe të përkrahur më pastaj nga bashkësia ndërkombëtare. Është përgjegjësi serioze e qeverisë dhe subjekteve politike që të ushtrojnë përgjegjësitë për çka janë të zgjedhur, dhe mos ta sjellin Kosovën në një situatë të krahasueshme me Serbinë”, ka shkruar ai.