Kryeziu: Nenet e Marrëveshjes Bazë duhet të zbatohen
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka treguar se çka do të diskutohen në takimin e radhës në Bruksel, i cili do të mbahet në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka bërë me dije se në takimin e 4 prill ku do të takohen zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, do të diskutohen për zbatimin e marrëveshjes së arritur.
Sipas tij, nenet e Marrëveshjes Bazë duhet të zbatohen, pavarësisht qëndrimeve të palëve.
“Dokumenti i Aneksit parasheh formimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës brenda 30 ditësh për të siguruar zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes Bazë. Takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh pritet të mbahet javën që vjen në Bruksel ku edhe do të diskutohet për zbatimin e neneve të Marrëveshjes Bazë, të cilat duhet të zbatohen pavarësisht prej njëra-tjetrës”, ka thënë ai për Kosovapress.