Kryeziu i KDI-së: Shteti rrënohet kur qytetarët e pranojnë si normale atë që nuk është - NACIONALE

Kryeziu i KDI-së: Shteti rrënohet kur qytetarët e pranojnë si normale atë që nuk është

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ismet Kryeziu i KDI-së ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës kur Albin Kurti, ndonëse i kishte votat për konstituimin e kuvendit, e shtyu atë deri në skajet e afateve kushtetuese.

Kryeziu shkroi se shteti “fillon të rrënohet në çastin kur qytetarët e pranojnë si normale” atë që nuk është.

Postimi i plotë:

Si shoqëri, e kemi një aftësi të rrezikshme, që s’e kanë popujt tjerë, shpejtë e normalizojmë të papranueshmen.

Prej gati dy vitesh po e trajtojmë si normale bllokimin e institucioneve, sabotimin e Republikës dhe degradimin e rendit kushtetues. Me heshtjen tonë, me arsyetimet, me duartrokitjet dhe në fund, me votën tonë.

Asnjë shtet nuk bëhet jofunksional brenda natës. Ai fillon të rrënohet në çastin kur qytetarët e pranojnë si normale atë që nuk duhej të ishte e tillë.

Lajme të ngjashme